Sport

Rangnick flet për situatën e Lingardit

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, foli për marrëveshjen e mundshme mes Jesse Lingard dhe Newcastle. Sulmuesi i “Djajve të Kuq” është përfolur se ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Premier League.

“Një lojtar i mirë për të cilin Newcastle ka shfaqur interes, por nuk do ta shqetësoja nëse ai qëndron deri në fund të sezonit”, deklaroi Rangnick.

Lingard këtë edicion nuk ka pasur minutazh të mjaftueshme te Manchester Unitedi.

Ai ka luajtur vetëm 88 minuta në Premier League.