Sport

Tottenhami ofron Ndombelen për Wijnaldumin

Tottenhami dëshiron ta largojë nga skuadra Tanguy Ndombelen. Drejtuesit e klubit anglez po synojnë t’i propozojnë shkëmbim lojtarësh Paris Saint-Germainit që ka shprehur interesim për Ndombelen.

Krerët e klubit londinez do t’i ofrojnë shërbimet e Ndombeles për Georginio Wijnaldumin.

Holandezi thuhet se është i pakënaqur te parisienët dhe mund të largohet. Klubi anglez është në pritje të një përgjigje nga drejtuesit e klubit francez.