Sport

Leno do të largohet nga Arsenali

Portieri gjerman Bernd Leno do të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë këtij muaji. Mediumet britanike kanë njoftuar të premten se drejtuesit e Arsenalit kanë njoftuar Lenon se mund të kërkojë skuadër të re gjatë këtij muaji.

Te Arsenali janë të vendosur që ta largojnë Lenon, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe këtë sezon ka humbur vendin e titullarit përballë Aaron Ramsdalet.

Leno këtë sezon ka vetëm shtatë paraqitje kurse me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

28-vjeçari iu bashkua Arsenalit në vitin 2018 nga Bayer Leverkuseni kurse interesim për transferimin e tij ka shprehur skuadra tjetër nga Premier League, Newcastle Unitedi.