Sport

Juventusi do t’i ulë pagat në kontratat e reja të lojtarëve

Skuadra e Juventusit patjetër duhet t’i ulë shpenzimet dhe për këtë arsye secilit prej gjashtë futbollistëve që u skadon kontrata në fund të këtij edicioni, do t’ua ofrojë rinovimin me ulje të pagës prej 15 për qind.

Në mesin e këtyre lojtarëve është edhe sulmuesi argjentinas Paulo Dybala.

Aktualisht, paga vjetore e Dybalas te Juventusi është 7.5 milionë euro dhe te Juventusi kanë paralajmëruar se muajin tjetër do t’i nisin negociatat me të gjithë lojtarët që kanë kontrata deri në verë.

Përveç Dybalas, kontratat do t’iu skadojnë edhe Juan Cuadrados, Federico Bernardeschit, Mattia De Sciglios, Mattia Perinit e Carlo Pinsoglios.

“Do të flasim ne shkurt me të gjithë lojtarët. Nuk do të diskutohet vetëm kontrata e Dybalas por edhe ajo e Cuadrados, Perinit, Bernardeschit e De Sciglios”, ka thënë drejtoi i Juventusit, Maurizio Arrivabene.