Pierre-Emerick Aubameyang pritet që karrierën ta vazhdoj te ndonjë skuadër tjetër.
Aubameyang do të largohet nga Arsenali pasi trajneri Mikel Arteta nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit nga Gaboni.
Sipas “Daily Mail” së fundmi në garë për Aubameyangun ka hyr skuadra arabe Al Hilal.
Madje drejtuesit e klubit të Al Hilal janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit pagë prej 350 mijë eurove në javë për ta bindur të transferohet.
Trajneri i Al Hilal, Leonardo Jardim e dëshiron sulmuesin në formë huazimi më të drejt blerjeje në fund të sezonit.
Për shërbimet e 32-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe Juventusi dhe Barcelona.