Mali i Zi ka shkaktuar befasi të madhe në Kampionatin Evropian të hendbollit. Në ndeshjen e parë të raundit kryesor, Mali i Zi e mposhti Kroacinë me rezultatin bindës, 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:9 për kroatët.
Mali i Zi për herë të parë po luan në fazën kryesore të Evropianit (Main Round), ndërsa menjëherë arriti fitore të madhe. Branko Vujoviq dhe Milosh Vujoviq shënuan nga 7 gola për Malin e Zi në ndeshjen e së enjtes. Shtatë gola te Kroacia i kishte Ivan Çupiq.
Tani Mali i Zi i ka 2 pikë në Grupin I. Kroacia mbetet pa pikë. Më 22 janar Mali i Zi luan me Holandën, ndërsa Kroacia me Danimarkën.
Në Grupin II, Suedia ka fituar 29:23 ndaj Rusisë.