Sport

PSG-ja i hakmerret Realit, kontakton Benzeman

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini po synon t’i hakmerret Real Madridit për çështjen e sulmuesit Kylian Mbappe, i cili po refuzon rinovimin e kontratës për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë në verë. Kjo ka bërë që drejtuesit e PSG-së, ta kontaktojnë sulmuesin e Realit, francezin Karim Benzema që po synojnë ta transferojnë në fund të këtij sezoni.

Benzema te PSG-ja, po shihet si zëvendësim ideal për Mbappen, i cili duket i vendosur për ta vazhduar karrierën te Real Madridi. Benzema 34-vjeçar ende nuk i ka nisur negociatat me Realin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë PSG-ja. Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009 kurse këtë sezon po shkëlqen. Ai ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 27 ndeshje për madrilenët në të gjitha garat.