Sport

Sanchezi shënoi në Kupën e Italisë pas 4291 ditësh

Descriptive Text

Alexis Sanchezi shënoi golin e parë për Interin në fitoren kundër Empolit 3:2 pas vazhdimeve, në kuadër të Kupës së Italisë.

Sulmuesi nga Kili hyri në lojë në minutën e pestë në vend të të lënduarit Joaquin Correa.

Ai shënoi në minutën e 13-të, vetëm tetë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Për Sanchezin ishte hera e parë që shënon në Kupën e Italisë pas 4 mijë e 291 ditësh.

Hera e fundit kur kishte realizuar në Kupë, ka qenë prilli i vitit 2010 kundër Romës. Në atë kohë ai luante për Udinesen.