Sport

Juventusi kërkon 65 milionë euro për De Ligtin

Juventusi ia ka caktuar çmimin mbrojtësit, Matthijs De Ligt.

“La Republica” shkruan se “Zonja e Vjetër” kërkon 65 milionë euro për holandezin, për të cilin klubi italian kishte paguar 85.6 milionë euro në verën e vitit 2019, kur e kishte blerë nga Ajaxi.

Vendosja e çmimit vjen pas deklaratave të menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, i cili javë më parë deklaroi se në verë De Ligti mund të largohet nga Juventusi.

Interesimin më të madh për 22-vjeçarin e ka shfaqur Barcelona.

Madje, raportohet se mbrojtësi holandez është ëndërr e trajnerit të Barçës, Xavi Hernandez. Në garë për De Ligtin janë edhe Chelsea e Bayerni.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.