Sport

Dembele përjashtohet nga Barcelona

Ousmane Dembele është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e raundit të 16 më të mirave në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos në “San Mames” të enjten mbrëma, pasi bisedimet për kontratën e re përfundimisht dështuan.

Xavi Hernandez la të kuptohet gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës para ndeshjes se francezi mund të largohet nga Barcelona në janar, dhe të enjten drejtori sportiv Mateu Alemany doli dhe diskutoi situatën e Dembele përpara se të deklaronte se ai duhet të gjejë një klub të ri para 31 janarit.

“Kemi filluar bisedimet me agjentët e Dembeles korrikun e kaluar. Që atëherë kanë kaluar gjashtë apo shtatë muaj, gjatë të cilëve kemi qenë në dialog dhe gjatë të cilave Barcelona ka bërë oferta të ndryshme”, tha Alemany.

“Ne jemi përpjekur të gjejmë një mënyrë që lojtari të qëndrojë me ne, ofertat janë refuzuar sistematikisht nga përfaqësuesit e tij. Tani, 11 ditë para përfundimit të periudhës së fundit të kontratës së tij, klubi e kupton se lojtari nuk dëshiron të rinovojë dhe se ai nuk është i përkushtuar për projektin e ardhshëm të Barcelonës. Ai dhe përfaqësuesit e tij janë informuar se duhet të largohet nga klubi dhe se duhet të kërkojë një transferim para 31 janarit”, ka thënë ai.

Nëse Dembele nuk gjen klub të ri para 31 janarit, ai nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit me Barçën.