Basketbollistët e skuadrës Prizreni-16 kanë regjistruar edhe fitoren e pestë këtë edicion në Ligën Unike. Të mërkurën mbrëma, ekipi prizrenas në udhëtim e mposhti Kamzën me rezultatin 95:86 në duelin e xhiros së tetë të Ligës Unike.
Me këtë fitore, Prizreni-16 ngrihet në pozitën e tretë në tabelë me 13 pikë, tri më shumë se Kamza që mbetet e parafundit.
Katër lojtarë të Prizrenit-16 e mbyllën ndeshjen më pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Arti Hajdari më 24 pikë të shënuara, i përcjellë nga Ivan Koleviq me 21 sosh ndërsa Cortney Fells e Urim Zenelaj regjistruan “double-double”. Fells pati 20 pikë e 13 kërcime ndërsa Zenelaj ndeshjen e përfundoi me 13 pikë të shënuara e 15 kërcime. Edhe te Kamza, katër lojtarë patën pikë dyshifrore por që nuk arriti ta evitojë disfatën e gjashtë këtë sezon.
Gerard Davis ishte më i dalluari me 35 pikë të shënuara, i përcjellë nga Eric Ëilliams (18), Matthew Eldridge (15) e Niko Thano (10).