Sport

Liverpooli ofron 40 milionë euro për Tielemansin

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans, raporton të martën “El Nacional”.

Për 24-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe gara pritet të jetë e fortë gjatë verës për transferimin e futbollistit belg.

Këtë edicion në të gjitha garat, mesfushori ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë në 23 paraqitje.

Ai me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.