Sport

Napoli fiton ndaj Bolognas

Descriptive Text

Napoli ka shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A. Të hënën skuadra e udhëhequr nga trajneri Luciano Spalleti ka mposhtur në udhëtim Bolognan me rezultatin 2:0.

Golat e fitores për Napolin i shënoi Hirving Lozano në minutën e 20-të dhe të 47-të për 2:0.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti mbrojtësi Amir Rrahmani. Me këtë fitore Napoli është në pozitën e tretë në Serie A, me 46 pikë derisa Bologna në pozitën e 13-të me 27 pikë.