Sport

Dramë në “San Siro”, Milani pëson gol në minutën e 96-të dhe mposhtet nga Spezia

Zlatan Ibrahimoviq iu afrua dy herë golit në kohën shtesë. Po ashtu Milani dërgoi topin në rrjetë, por arbitri më herët kishte dhënë faul. Dhe kur ndeshja ndaj Spezias po shkonte drejt barazimit, pësoi shoku për skuadrën e madhe. Milani pësoi gol në minutën e 96-të dhe mbeti pa pikë në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Spezias, duke humbur 2:1.

Emanuel Quartsin Gyasi shënoi nga zona, pas një gabimi të një lojtari të Milanit. Rafael Leao kaloi Milanin në epërsi në fund të pjesës së parë, pasi një minut më herët Theo Hernandez dështoi nga pika e bardhë. Shifrat në 1:1 Spezia i barazoi në minutën e 64-t, nëpërmjet rezervistit Kevin Agudelo.

Ai e zëvendësoi Rey Manajn e Shqipërisë. Fundi i Milanit ishte i furishëm, por Zlatani nuk gjeti rrugën drejt rrjetës në dy raste. Dhe më pas në skenë doli Gyasi. Milani mbetet i dyti me 48 pikë nga 22 ndeshje në Serie A. Spezia ka fituar pikë të rëndësishme për stabilizim në mesin e tabelës. Tani mban vendin e 14-të me 22 pikë.