Sport

Fitore historike e Malit të Zi, avancon në raundin kryesor të Evropianit

Mali i Zi - hendboll

Fitorja më e madhe në histori për Malin e Zi është vlerësuar ajo ndaj Sllovenisë, e arritur të hënën mbrëma në kuadër të Kampionatit Evropian të hendbollit. Mali i Zi fitoi me shifrat 33:32, ndërsa portieri Nebojsha Simiq bëri pritje vendimtare në fund.

Mali i Zi përfundoi i dyti në grupin A me 4 pikë dhe avancon në raundin kryesor, “Main Round”.

Sllovenia përfundoi e treta dhe eliminohet. E eliminuar është edhe Maqedonia e Veriut, që prej orës 20:30 takohet me Danimarkën, fituesen e grupit.

Në eliminatore për Euro 2022, Mali i Zi luajti dy ndeshje të forta me Kosovën. Ndërkohë me Kosovën është dashur të luhet edhe një ndeshje përgatitore në dhjetor, por që është anuluar për shkak të rasteve me koronavirus.