Sport

FFK-ja paralajmëron edhe një miqësore tjetër në muajin mars

 

Federata e Futbollit e Kosovës e ka konfirmuar miqësoren kundër Zvicrës. Me anë të një njoftimi, FFK-ja ka shkruar se po punohet që Kosova të luajë edhe një miqësore tjetër në muajin mars.

“Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, presidenti Agim Ademi ka konfirmuar sot se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës. Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh”, thuhet në njoftimin e FFK-së.