Sport

Azmoun gjithnjë e më pranë Juventusit

Descriptive Text

Mesfushori ofensiv i Zenitit, Sardar Azmoun pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet italiane kanë raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Azmounin dhe po negocion me ekipin rus për çmimin e tij.

Zeniti për ta lënë të lirë 27-vjeçarin po kërkon pesë milionë euro, shumë të cilën Juventusi po synon ta ulë në tre milionë. Azmoun ka kontratë me Zenitin deri në fund të këtij sezoni duke paralajmëruar largimin në verë.

Ai iu bashkua Zenitit para dy vjetësh nga Rubin Kazani kurse këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë dy asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.