Sport

Modriqi beson se do ta vazhdojë kontratën me Realin

Luka Modriqi e fitoi Superkupën e Spanjës me Real Madridin, të dielën mbrëma.

Kroati shënoi golin e parë në fitoren 2:0 kundër Athletic Bilbaos.

Pas ndeshjes, Modriqi është pyetur për të ardhmen e tij.

Ai beson se do të arrijë marrëveshje me Realin për vazhdimin e kontratës.

“Nuk ka asgjë më të mirë për mua sesa të jem lojtar i Real Madridit. Tani nuk po mendoj për rinovimin e kontratës. Klubi e di se çfarë unë dua. Me siguri do të arrijmë marrëveshjen së shpejti”, deklaroi Modriq.

Kontrata aktuale 36-vjeçarit i skadon në fund të qershorit.

Modriqi është pjesë e Real Madridit që nga vera e vitit 2012 kur ishte transferuar nga Tottenhami për 35 milionë euro.

Me skuadrën spanjolle ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Po ashtu edhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë në botë.