Trepça ka angazhuar dy amerikanë gjatë janarit, por humbjet nuk po i ndalen. Pas humbjes së thellë nga Golden Eagle Ylli, Trepça të dielën pësoi edhe nga Prizreni-16. Sërish ndeshja u luajt në Mitrovicë, ndërsa Prizreni fitoi me 94:80.
Prizrenasit ishin vazhdimisht në epërsi të lartë dhe kanë kontrolluar ndeshjen.
Courtney Fells ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 31 pikë e 14 kërcime për Prizrenin. Arti Hajdari i shtoi 23 pikë e katër kërcime. Jordan Lyons i shtoi 18 pikë, ndërsa Urim Zenelaj kontribuoi me 10 pikë e 10 kërcime. Ivan Koleviq ndeshjen e mbylli me 12 pikë, por kishte edhe gjashtë topa të humbur. Kontributi i lojtarëve të tjerë të Prizrenit ishte minor, ndërsa nga pak hapësirë kishin vetëm edhe dy lojtarë të tjerë.
Ryan Wright ishte pak më i mirë te Trepça, duke kontribuuar me 17 pikë e 11 kërcime.
Trepça është tani e treta me 26 pikë. Prizreni i ka 25 pikë në pozitën e katërt.