Sport

Ylli forcohet me 206 centimetrat e basketbollistit nga Sudani Jugor

 

Golden Eagle Ylli po udhëheq në Superligën e Kosovës në basketboll. Por skuadra nga Suhareka nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pozita e parë. Ndonëse Ylli vlerësohej ekip i kompletuar, drejtuesit e klubit kanë vendosur për të angazhuar edhe një basketbollist të huaj. Bëhet fjalë për qendrën Makol Mawien.

“Makol Mawien i bashkohet rrugëtimit tonë për titullin kampion”, shkruan në njoftimin e Yllit.