Sport

Bajrami dhe Ismajli titullarë në barazimin e Empolit

Venezia dhe Empoli kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së 22-t të Series A.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Szymon Zurkowski në minutën e 26-të.

Rezultatin në 1:1 e barazoi David Okereke. Ai realizoi në minutën e 73-të pas asistimit të Luis Nanit. Portugezi Nani hyri në lojë në minutën e 72-të dhe në prekjen e parë të topit asistoi.

Tek Empoli titulluar ishin Nedim Bajrami dhe mbrojtësi, Ardian Ismajli. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë. Bajrami u zëvendësua në minutën e 84-t, kurse Ismjali luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Ndërkaq nga minuta e 79-të në lojë u inkuadrua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Kristjan Asllani. Në bankën e rezervistëve ishte portieri Samir Ujkani.

Me 29 pikë, Empoli zë vendin e 11-të, derisa Venezia që nuk ka fitore në ligë ne tetë ndeshjet e fundit, renditet në pozitën e 17-të me 18-të pikë.