Sport

Corona transferohet te Sevilla

Jesus Manuel Corona është zyrtarizuar si lojtar i skuadrës elitare të futbollit spanjoll.

Corona 29-vjeçar pas gjashtë vjet e gjysmë të kaluara te Porto në Portugali, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Sevillas deri në vitin 2025. Lajmi është bërë i ditur të shtunën gjatë ditës nga sajti zyrtar i klubit nga La Liga.

Corona është edhe pjesë e Përfaqësueses së Meksikës dhe është paraqitur në 63 ndeshje. Për futbollistin e krahut, klubi spanjoll ka paguar rreth tre milionë euro.