Sport

Dortmundi fiton thellë ndaj Freiburgut

Dortmundi ka fituar thellë kundër skuadrës së Freiburgut në hapje të xhiros së 19-të në elitën e futbollit të Gjermanisë.

“Verdhezinjtë” të premten në mbrëmje fituan në shtëpi me rezultatin, 5:1. Me këtë fitore, Dortmundi i afrohet kreut të tabelës në vetëm tri pikë. Lider është Bayerni me 43 pikë dhe me një ndeshje më pak.

Thomas Meunier i shënoi dy golat e parë të sezonit.

Munier realizoi në minutën e 14-të dhe të 29-të të ndeshjes, me asistimet e Julian Brandtit.

Me rezultatin 3:0 skuadrën e Dortmundit e dërgoi në pushim sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Edmedin Demiroviq e shënoi golin e nderit për vizitorët në minutën e 61-të.

Por, deri në fund të duelit, Dortmundi shënoi edhe dy herë tjera.

Haaland realizoi një tjetër gol 15-të minuta para fundit, kurse Mahmoud Dahoud, vulosi gjithçka në ballafaqimin që u zhvillua në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Freiburgu në 19 ndeshje mbetet në kuotën e 30 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt.