Sport

Zhegrova: Është ditë e madhe për mua

Edon Zhegrova është shprehur i lumtur për transferimin te kampioni i Francës, Lille.

Zhegrova me Lillen ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Ai është transferuar nga Baseli zviceran.

“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar sot. Është ditë e madhe për mua, hap i madh në karrierën time. Është kampionat i madh dhe kaloi në klubin me lojtarë të mëdhenj që do të më ndihmojnë të përparojë. Vërtetë kam dashur të vijë këtu dhe kjo ka ndodhur. Kështu që jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, ka theksuar Zhegrova.