Sport

Tottenhami synon transferimin e Lingardit

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për Jesse Lingardin.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e klubit nga Londra po synojnë transferimin e anglezit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i krahut ka kohë që ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi pasi nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë sezon.

Drejtuesit e Tottenhamit e kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit dhe do të dërgojnë ofertë zyrtare për Lingardin. 29-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të këtij viti.