Sport

Kiana Kryeziu siguron normën olimpike

Skitarja Kiana Kryeziu e ka fituar normën për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” ka njoftuar të premten Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Kryeziu 17-vjeçare bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje.

Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

“HISTORIKE - Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka shkruar KOK-u.