Sport

Shevchenko pranë shkarkimit te Genoa

Descriptive Text

Andriy Shevchenko është pranë shkarkimit nga posti i trajnerit te skuadra e Genoas.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e Shevchenkos, i cili nuk e udhëhoqi ekipin në humbjen e fundit nga Spezia për shkak se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu, Shevchenko prejse ka marrë drejtimin e Genoas në nëntor të vitit të shkuar, ka arkëtuar vetëm tri pikë dhe atë nga tri barazime pasi ndeshjet tjera i ka humbur. Shevchenko 45-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Genoas deri në verën e vitit 2024.