Novak Gjokoviq u përball me polemika të reja në lidhje me përpjekjen e tij për të hyrë në Australi për të marrë pjesë në turneun e tenisit “Australia Open”. Tenisti serb, sipas avokatit të tij, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 më 16 dhjetor, por fotot e tij në rrjetet sociale një ditë “pasi doli pozitiv” kanë shtuar edhe më tej dyshime.
Gjokoviq, i cili është shprehur haptazi kundër marrjes së vaksinave, është mbajtur në një hotel në Melbourne që nga e enjtja pasi i është refuzuar viza nga autoritetet australiane për shkak se nuk është i vaksinuar.
Ai përdori si alibi testin pozitiv me COVID-19 të 16 dhjetorit, të lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, për të hyrë në territorin e Australisë.
Sidoqoftë, fotografitë në rrjetet sociale të Gjokoviqit që ndjek ngjarjet brenda Serbisë pa maskë menjëherë pasi doli pozitiv ngrenë pikëpyetje nëse infeksioni ka qenë i vërtetë.
Më 17 dhjetor, një ditë pasi doli pozitiv, Gjokoviq postoi foto të tij në një ngjarje që përkujtonte pullën e tij postare të dhënë nga shteti serb. Në të njëjtën ditë, Gjokoviq ishte i pranishëm në Shoqatën e Tenisit të Beogradit për një ceremoni çmimesh.
Nuk është e qartë nëse ai e dinte se ishte me COVID-19 në kohën kur u fotografua. Gjokoviq kishte ndjekur një ndeshje basketbolli të Euroligës mes Crvena Zvezdës dhe Barcelonës në Beograd ditët më parë, gjatë së cilës shumë njerëz të pranishëm rezultuan pozitivë me COVID-19.
Edhe
Mashtrimi i Gjokoviqit: Gjithçka rreth sagës për COVID-19
Gjokoviq do të përballet me vendimin nga autoritetet australiane të hënën pasi apeli kundër anulimit të vizës së tij fillon, pas së cilës ai mund të dëbohet nga vendi.
Gjokoviq mund të bëhet tenisti me më shumë Grand-Slame të fituara ndonjëherë, nëse merr pjesë dhe fiton “Australia Open”.
An honor to receive my very own Serbian stamp. Thank you to my generous country for this rare gift! I’m humbled!! Excited to share we’ll partner with the Serbian National Postal Service on @novakfoundation projects for every child to have the opportunity to attend preschool ?? pic.twitter.com/Ww8Zma95NU
— Novak Djokovic (@DjokerNole) December 17, 2021