Ylli i tenisit, Novak Gjokoviq, kishte një përjashtim nga vaksina për të hyrë në Australi për shkak të një infeksioni të fundit me COVID, thonë avokatët e tij në dokumentet e gjykatës.
“Data e testit të parë pozitiv PCR për COVID-19, u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, thanë ata.
Gjokoviqit iu mohua hyrja në Australi pasi zbarkoi në Melburn këtë javë për të luajtur në “Australian Open”.
Ai aktualisht ndodhet në paraburgim për emigracionin me një sfidë gjyqësore që pritet të hënën.
Gjokoviç, i cili ka thënë se është kundër vaksinimit, i është dhënë një përjashtim mjekësor për të luajtur në turne në një vendim që zemëroi shumë australianë.
Por atij iu mohua në mënyrë dramatike hyrja me të arritur në Australi.