Vetëm një ditë pasi e prezantoi, Barcelona mund ta kthejë Ferran Torresin te Manchester City.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të martën se Barcelona ka një klauzolë në marrëveshjen me Cityn se mund ta kthejë Torresin prapa në rast se nuk mund ta regjistrojë.
Torres ende nuk ka mundur të regjistrohet te Barcelona dhe klubi spanjoll po bën të pamundurën të lirohet prej disa lojtarëve për të pasur mundësinë e regjistrimit të sulmuesit të krahut.
Po ashtu, Barcelona nuk e ka regjistruar ende as Dani Alvesin, të cilin e transferoi si lojtar të lirë muajin e shkuar.
Torres u transferua te Barcelona për 55 milionë euro nga City dhe me ekipin nga La Liga firmosi kontratë deri në vitin 2026.
Po ashtu, në ditën që u prezantua, Torres rezultoi pozitiv me koronavirus dhe tashmë është në izolim.