Sport

Piatek kthehet te Genoa

 

Skuadra e Genoas ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit polak Krzysztof Piatek nga Hertha e Berlinit. Marrëveshja është që Piatek të kalojë te Genoa në formë huazimi për gjashtë muaj dhe në fund të sezonit ekipi nga Serie A të paguajë 17 milionë euro për blerjen e kartonit të tij.

Në fakt, Piatek po kthehet te Genoa ekip për të cilin luajti gjysmë sezoni duke shënuar 19 gola në 21 paraqitje përpara se të transferohet te Milani në janar të vitit 2019.