Sport

Norwichi regjistron humbjen e pestë rresht, mposhtet nga Palace

Crystal Palace ia ka shkaktuar skuadrës së Norwichit humbjen e pestë rresht në Premier League. Në ndeshjen e xhiros së 19-të, që u zhvillua të martën, Crystal Palace shënoi fitore në shtëpi përball Norwichit me rezultatin 3:0.

Në fakt, Palace i dha fund çështjes së fituesit në këtë takim pas përfundimit të pjesës së parë.

Odosonne Edouardo (8’) nga penalltia, Jean-Philippe Mateta (38’) dhe Jeffrey Schlup (42’) shënuan në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Palace ngrihet në pozitën e nëntë në tabelë me 23 pikë, dhjetë më shumë se Norwichi që mbetet i fundit në tabelë.

Norwichit edhe në këtë ndeshje i mungoi Milot Rashica, i cili nuk është rikuperuar ende nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë në vitin tjetër.

Për Rashicën, kjo ishte ndeshja e shtatë kampionale që nuk u paraqit te Norwichi, që regjistroi disfatën e 13 këtë edicion.