Sport

Alexander-Arnoldi do t’i mbetet besnik Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold u lind në Liverpool dhe ka luajtur në gjithë karrierën e tij te ky klub. Ka pasur shumë suksese me “të kuqtë”, derisa ka fituar vend edhe në përfaqësuesen angleze. 23-vjeçari vazhdon të jetë i lumtur te klubi ku u zhvillua.

Një prej pyetjeve në një intervistë për “Sky Sports” ka qenë nëse ai do të luante për Manchester Unitedin apo ta përfundonte karrierën. Mbrojtësi i krahut të djathtë qeshi dhe e dha përgjigjen e tij.

“Do të pensionohesha, të jem i sinqertë”, ka thënë Alexander-Arnold.