Newcastle Unitedi është i gatshëm të paguajë 22 milionë funte për Kieran Trippierin e Atletico Madridit. Por, në bisedimet që kanë nisur qe disa ditë, klubi anglez ka hasur në pengesën e parë.
Sipas “Football Insider”, Trippieri po kërkon 120 mijë funte në javë dhe kontratë për tri vjet e gjysmë.
Ende nuk dihet nëse drejtuesit e Newcastlet do të pranojnë kërkesën e anglezit. Nëse ndodhë një gjë e tillë, Trippieri do të bëhej lojtari më i paguar te klubi anglez që këtë sezon po lufton për mbijetesën në Premier League.
Në total, Trippieri do të merrte 22 milionë euro për tri-vjet e gjysmë. Kontrata me Atletico Madridin, 31-vjeçarit i skadon në vitin 2023.