Sport

Interi mposht konkurrencën e Barcelonës për Onanan

Andre Onana ka arritur marrëveshje me skuadrën e Interit dhe pritet t’i bashkohet “nerazzurrëve” si transferim i lirë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.

Onana ka qenë në kontakt me dy skuadrat, por sipas Fabrizio Romanos, nuk ka dyshim nga Onana se cilit ekip do t’i bashkohet.

“Marrëveshja është arritur muajin e kaluar dhe është e qartë. Onana dëshiron t’i bashkohet Interit nga sezoni 2022-23. Zyrtarizimi konsiderohet çështje kohësh”, ka shkruar Romano.

Më herët gjatë kësaj jave, 25-vjeçari ka thënë se Barcelona është njëra nga skuadrat më të mira në botë.

Onana është pjesë e Ajaxit por sivjet i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në të gjitha garat.