Dortmundi ka fituar të mërkurën në Bundesligë.
“Verdhezinjtë” në kuadër të xhiros së 16-të në elitën e futbollit gjerman mposhtën skuadrën e fundit në tabelë, Greuther Furthin, me rezultatin 3:0.
Ky rezultat i arritur në “Signal Iduna Park” e lë skuadrën e drejtuar nga Marco Rose në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se Bayern Munichu lider.
Grehuter Furthi i vendit të fundit ka vetëm katër pikë.
Thorgan Hazardit iu anulua një gol në minutën e 21-të, por Erling Haaland shënoi për 1:0 në minutën e 33-të nga pika e bardhë.
Dy golat tjerë u realizuan në pjesën e dytë.
Haaland shënoi edhe një tjetër në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 89-të, Donyell Malen vulosi çështjen e rezultati përfundimtar.
Sulmuesi norvegjez Haaland ka shënuar 29 gola në Bundesligë në vitin kalendarik.