Juventusi nuk llogarit në futbollistin brazilian, Arthur dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushorin 25-vjeçar po e kërkojnë dy skuadrat tjera italiane, Roma dhe Lazio, raportoi të mërkurën “Calciomercato”.
Braziliani nuk ka hapësirë këtë edicion te Juventusi. Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Me Juventusin, braziliani ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, kurse skuadrës italiane iu bashkua në shtatorin e vitit të kaluar.