Sulmuesi i Salzburgut, Karim Adeyemi do ta vazhdojë karrierën te Borussia Dortmundi. E përditshmja gjermane “Bild” ka raportuar të enjten se Adeyemi ka arritur marrëveshje me Dortmundin, ekip te i cili do të transferohet në fund të këtij sezoni.
Dortmundi do të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa Adeyemi me ekipin nga Bundesliga do të firmos kontratë pesëvjeçare.
Bëhet e ditur se Adeyemi ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave tjera të mëdha të Evropës për Dortmundin, pasi është i bindur se te kjo skuadër do të zhvillohet edhe më shumë si futbollist.
19-vjeçari po shkëlqen këtë sezon te Salzburgu, me 15 gola të shënuar në 27 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është reprezentues i Gjermanisë dhe me Salzburgun ka kontratë deri në vitin 2024.