Sport

Marcelo kërkon kthimin në Brazil

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo kërkon të kthehet të luajë në Brazil, njofton të enjten “Mundo Deportivo”.

Futbollisti 33-vjeçar i krahut të majtë në “Santiago Benabeu” është që nga vitit 2007, ndërsa ka humbur vendin e titullarit te skuadra madrilene. Ai në Brazil mund t’i bashkohet Palmeiras për ta mbyllur karrierën si futbollist.

Marcelo nuk ka vazhduar kontratën me Realin që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Këtë edicion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve ka zhvilluar pesë paraqitje.