Sport

Evertoni nis negociatat me Ramseyn

Uellsiani Aaron Ramsey pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Evertonit në fillim të vitit të ardhshëm.

Mediumet britanike kanë njoftuar të enjten se drejtuesit e Evertonit tashmë kanë nisur negociatat me Ramseyn, i cili do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.

Ramsey është i gatshëm të kthehet në Premier League dhe Evertoni po e kërkon transferimin e tij me kërkesën e trajnerit Rafael Benitez.

Skuadra angleze do t’i ofrojë Juventusit rreth 20 milionë euro për Ramseyn, i cili këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te ekipi italian.

30-vjeçari ka vetëm pesë paraqitje te Juventusi. Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2023.