Sport

Arsenali interesohet për Vazquezin

Lucas Vazquez

Arsenali po e monitoron nga afër situatën e Lucas Vazquezit në Real Madrid, shkruan “El Naciona” të enjten.

Reprezentuesi i Spanjës po e konsideron largimin nga Real Madridi, pasi nuk po e gjen veten nën drejtimin e italianit, Carlo Ancelotti.

Futbollisti 30-vjeçar i krahut të djathtë këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol në 16 paraqitje. Me klubin mbretëror, futbollisti i Spanjës ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.