Sport

Trajneri 36-vjeçar merr drejtimin e Lepzigut

Domenico Tedesco është emëruar trajner i ri i Lepzigut, ka njoftuar të enjten klubi gjerman.

Trajneri 36-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ai në postin e trajnerit të Lepzigut e ka zëvendësuar të shkarkuarin, Jesse Marsch. Me klubin e Bundesligës, ish-trajneri i Spartakut të Moskës do të nis pas prezantimit.

Trajneri italian më herët ka drejtuar edhe Schalken, Auen dhe ka punuar me të rinjtë e Hoffenheimit dhe Stuttgartit.