Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pranuar eliminimin e ekipit të tij nga Liga e Kampionëve.
Barcelona u mposht në xhiron e fundit të fazës së grupeve nga Bayerni me rezultatin 3:0 për të përfunduar e treta në Grupin E. Pas ndeshjes, Xavi ka thënë se Bayerni ishte superior dhe se ky është realiteti aktual i Barcelonës.
“Bayerni ishte superior përkundër që në u përpoqëm. Ky është realiteti i hidhur aktualisht te Barcelona dhe për ne tani fillon një epokë e re. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja dhe të bëhemi gati për Ligën e Evropës, që në fakt është realiteti ynë”, është shprehur Xavi.
“Do të përballemi me këtë realitet me tërë dinjitetin tonë dhe do të punojmë për ta kthyer Barcelonën aty ku e ka vendin, jo në Ligën e Evropës. Barcelona nuk e meriton këtë por janë rrethanat aktuale ato që na kanë sjellë në këtë gjendje. Tani duhet të mendojmë për ta fituar Ligën e Evropës”, ka shtuar ai.