Sport

Futboll, Kosova U17 mëson kundërshtarët për raundin elit të Evropianit 2022

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll, ka mësuar kundërshtarët e grupit në raundin elitë për Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm për këtë grumpmoshë.

Në shortin e tërhequr të mërkurën, Kosova është pjesë e Grupit 6, së bashku me Italinë, Ukrainën dhe Poloninë. Ndeshjet e raundit elit, do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Kampionati Evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael nga 16 maji deri më 1 qershor. Ende nuk është përcaktuar se në cilin shtet do t’i luajë Kosova ndeshjet e grupit të saj.