Sport

Ruediger një hap larg Realit

Qendërmbrojtësi Antonio Ruediger pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Mediumet e huaja, kanë raportuar të mërkurën se Ruediger në parim ka arritur marrëveshje me Realin dhe në janar do të firmos parakontratë, përpara se t’i bashkohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Thuhet se Ruediger tashmë e ka njoftuar Chelsean për vendimin e tij dhe arsyen e refuzimit të rinovimit të kontratës që i skadon verën tjetër.

28-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka dy gola e dy asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.