Sport

Daliq mbetet seleksionues i Kroacisë deri në vitin 2024

Zlatko Daliq do të mbetet edhe më gjatë pjesë e përfaqësueses së Kroacisë. Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2024, ka njoftuar Federata Kroate e Futbollit.

“Gjatë muajve të fundit, kam qenë i bindur se jemi në rrugën e duhur. Kam plot energji dhe ambicie për ta udhëhequr këtë ekip të freskët të Kroacisë drejt sukseseve të mëdha dhe ta bëj popullin kroat të lumtur. Nuk ka krenari më të madhe”, ka thënë Daliq të mërkurën për faqen zyrtare të Federatës Kroate të Futbollit.

Daliq në krye të shtabit teknik të Kroacisë është që prej vitit 2017.