Sport

Liverpooli i gatshëm të paguajë shifër rekorde për Bellinghamin

Descriptive Text

Liverpooli po shpreson që interesimi i madh i Chelseat, Manchester Unitedit e Manchester Cityt për Erling Haalandin, do t’ua hap atyre rrugën për ta transferuar lojtarin tjetër të Dortmundit, Jude Bellingham.

“Mirror” shkruan se drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë funte për Bellinghamin.

Kjo shifër do të ishte rekord për Liverpoolin sa i përket transferimeve të futbollistëve.

18-vjeçari është pjesë e Dortmundit që nga vera e vitit 2020, kur ishte transferuar nga Birminghami për 23 milionë euro.

Këtë sezon, mesfushori anglez ka tetë asistime dhe tri gola të shënuara në 21 paraqitje për Dortmundin.