Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi po synon kthimin te skuadra e Real Madridit. “El Nacional” ka njoftuar të martën se Hakimi, i cili është pjesë e Paris Saint-Germainit, po dëshiron të kthehet te Reali në fund të këtij sezoni.
Madje, thuhet se Hakimi dëshirën e tij ua ka shprehur edhe krerëve të Realit, të cilët ka gjasa të bëjnë ofertë për transferimin e tij në verë.
Hakkimi para fillimit të këtij edicioni iu bashkua PSG-së nga Interi për 60 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026. 23-vjeçari këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.
Hakimi është rritur si futbollist te Reali, por u largua në vitin 2018 për t’u transferuar te Borussia Dortmundi.