Skuadra nga Premier League, Leicester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Federico Bernardeschin. Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti italian “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Leicesteri është i gatshëm t’i bëjë edhe ofertë zyrtare Juventusit për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Bernardeschi ka lënë përshtypje të mirë te skautët e ekipit anglez, të cilët e kanë përcjellë këtë sezon dhe gjasat janë të mëdha që ai të transferohet te Leicesteri gjatë afatit kalimtar të janarit.
Këtë sezon, Bernardeschi ka 15 paraqitje dhe tre asistime në të gjitha garat me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua nga Fiorentina në vitin 2017.