Sport

Klopp i detyruar të bëjë rotacion për ndeshjen me Milanin

Foto: AP
 

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka pranuar të hënën se është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Milanit. Klopp ka thënë se nëse nuk bën ndryshime, atëherë departamenti mjekësor i Liverpoolit do ta “shkatërronte”.

Liverpooli të martën prej orës 21:00 luan kundër Milanit në stadiumin “San Siro”, në ndeshjen e Grupit B. Përderisa Liverpooli tashmë e ka siguruar kalimin në fazën e nokautit, për Milanin nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Liverpooli është lider me 15 pikë, falë pesë fitoreve në po aq ndeshje të luajtura deri më tani. Ndërkohë, lideri i Serie A, Milani, është pjesë e një betejë trepalëshe për t'u kualifikuar nga vendi i dytë, së bashku me Porton dhe Atletico Madridin, që përballen në Portugali.